E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit, Bushati: Duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar

Tiranë- Zgjedhja e Presidentit të Republikës sipas Partisë Socilaiste duhet të bëhet në mënyrë konsesuale, edhe pse është një nga temat që po i mban të ndara të dyja grupimet politike.

Deputeti socialist Ditmir Bushati ka deklaruar se çështja e presidentit është një pikë që po ndiqet himtësisht nga ndërkombëtarët, prandaj sipas tij duhet një kandidaturë e përbashkët.
Mendoj se të flasësh për kandidatura për postin e Presidentit është e parakohshme. Në kushtet që ndodhet Shqipëria do të ishte luks të flasim për qëndrime të njënashme e kandidatura që do e kthenin Presidentin në shtojcë të qeverisë. PS ka shprehur qëndrimin e saj për nje proces kushtetues e gjithperfshirës në zgjedhjen e Presidentit, që të shkohet drejt një emri qe te jete simbol i unitetit kombetar, një figurë e gjithepranuar nga spektri politik. Palët parlamentare duhet të shkojnë drejt një kandidature që siguron unitetin e kombit, nga ky proces do te vijë edhe identikiti i Presidentit te ri-tha ai.

Ndërsa pyetjes se a do ti drjetohet PS- ja, Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar nenin 87- të lidhur me numrin e deputetëve në sallë gjatë tre seancave të para, ai është shprehur se opozita nuk i përgjigjet me të njëjtën monedhë mazhorancës.
Do të ishte luks i madh që në këto momente ti përgjigjeshim mazhorancës me të njëjtën monedhë, në mënyrë regresive, cfarë do ta çonte Shqipërinë nga një krizë në tjetrën.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zgjedhja e presidentit, PE: Partitë të mos krijojnë probleme të tjera Bruksel- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chountis ka...
  2. Zgjedhja e presidentit, Berisha: Vetëm mbi bazë të Kushtetutës Tiranë- Presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet vetëm...
  3. Presidenti i ri, PE: Ideale zgjedhja me konsensus Bruksel- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduart Kukan është...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›