Shtim të reshjeve të dëborës, asnjë përmirësim të motit

Shqipëria nuk i shpëton dot dëborës dhe ngricave as javën e ardhshme. Meterologët parashikojnë diell, por ulje të mëtejshme të temeraturave minimale. Zonat më problematike ku do të rritet intesiteti i reshjeve të dëborës do të jenë ato veriore dhe verilindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në presionin e shirave intensivë. Meterologia e Metoalbi parashikon se deri në dt 20 apo 21 shkurt do të mbetemi në temperatura të ulëta problematike, sidomos në zonat malore ku do të ketë shtim të ngricave. Sipas Meteolab temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në fundjavë, por java tjetër do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e kontinentit. Ndërsa era ka qënë mjaft problematike, sidomos në kryqytet ku ka arritur shpejtësinë më të madhe të saj.