E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet kapo i krimit Zvonko Veselinoviq

Kapo i krimit, Zvonko Veselinoviq, është parë sot pasdite në restoranin “Moskva” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, ai është liruar të premten nga burgu i Kralevës pas skadimit të afatit të paraburgimit, ndërsa vëllai i tij Zharko, është duke qëndruar akoma në paraburgim në Beograd.

Ndryshe, Zvonko dhe vëllai i tij ishin arrestuar nga policia serbe në dhjetor të vitit të kaluar në qendrën e skijimit në Kopaonik./Kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›