Gjirokastër/ 5 studentë në pranga për prodhim e shitje droge

Pesë studentë janë arrestuar në flagrancë në Gjorokastër për përdorimin e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë 5 studentë të universitetit "Eqerem çabej", pasi në dhomën e tyre në konvikt u gjet një sasi prej 11.2 gramë lëndë narkotike. Nga operacioni i specialistëve të Krimit të Organizuar,janë arrestuar shtetasit E.E, 25 vjeç, lindur e banues së Mallakastër, M.B, 22 vjeç, lindur e banues në Berat, M.R, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, R.S, 23 vjeç, lindur e banues në Mallkastër, M.M, 22 vjeç, lindur e banues në Përmet.
Personat janë arrestuar nën akuzën për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike".