E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mish pa zot" nga Brazili për shqiptarët

DURRES-Një sasi e konsiderueshme mishi, me vlerë rreth 300 mijë dollarë, ka pothuajse një muaj që qëndron në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit. Gazeta Shqiptare publikon sot se 3 trajlera me rreth 2 ton mish secili te derguar nga Brazili po qendrojne ne Portin e Durersit ne pritje te marresit. Por sic shton kjo e perditshme, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë, si pritësit e mallit, ashtu edhe dërguesit e tij nuk janë bërë të gjallë. Duket se ata nuk janë interesuar më për këtë sasi të madhe mishi, çka për Autoritetet Portuale Detare është diçka e pazakontë. Ajo që e bën unik një rast të tillë, është fakti se as dogana dhe as Drejtoria rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit nuk disponojnë asnjë lloj dokumenti paraprak për llojin e ngarkesës, e për këtë arsye, nuk kanë dijeni se për çfarë mishi bëhet fjalë. Ndërkohë, në përputhje me rregulloret përkatëse, dogana e Durrësit ka marrë masa që trajlerat frigoriferikë të lidhen me burimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të sigurohet një temperaturë -31 gradë celsius, e nevojshme për ruajtjen e mishit të ngrirë. Sipas doganierëve, kjo sasi mishi është ende brenda afatit të qëndrimit në territorin doganor dhe ka kohë për kryerjen e procedurave doganore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›