E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi nuk publikon emrat e ministrave që ikin

Kryeministri Hashim Thaçi vazhdon të mos publikojë emrat e ministrave të qeverisë së Kosovës që do të shkarkohen dhe as pasuesit e tyre. Interesimit të gazetarëve kryeministri i është përgjigjur shkurt pa dhënë asnjë detaj për riformatimin e shumëpërfolur të qeverisë që ai drejton.

"Do të informoheni shpejt. (Pyetje: Z.Kryeministër a ishte kjo mbledhja e fundit e kabinetit qeveritar me këtë përbërje?) Ishte mbledhja e 117 e qeverisë. (Pyetje: A do të ketë sot ndryshime në qeveri?) Gjithçka do të bëhet sipas kushtetutës dhe marrëveshjes me partnerin e koalicionit", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri vlerësoi të gjithë inistrat e kabinetit të tij qeveritar për atë që ai e cilësoi punë e mirë e bërë gjatë dy viteve bashkëpunimi. "Afirmimi do të vazhdon dhe qytetarët janë tepër të informuar. Të gjithë janë në krye të përgjegjësive të veta. Unë jashtëzakonisht jam i kënaqur me punën të cilën këto dy vite e kanë bërë të gjithë ata që kanë qenë në kabinetin qeveritar. Normalisht me kalimin e kohës rriten edhe nevojat e qytetarëve, dhe ndryshimeve pozitive edhe më të theksuar dhe në kuadër të kësaj edhe integrimi i energjive të reja", vijoi Thaci.

Zyrtarisht PDK dhe LDK, partnerë të koalicionit qeveritar,nuk kanë bërë publike një asnjë marrëveshje për ndryshimet në qeveri.Kryesia e LDK do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar për ministrat e saj,dhe pas këtij takimi mund të marrë udhë riformatimi i shumëpërfolur i qeverisë,i paralajmëruar prej dy muajsh.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›