E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, makina përplas karrocën, një i vdekur

KORCE-Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur është shënuar ditën e sotme në aksin Bilisht-Korcë.
Policia e Korcës bëri të ditur se 53 vjecari Arif Aliko që humbi jetën pak momente para aksidentit ishte duke levizur me një karrocë në drejtimin Bilisht-Miras. Pikërisht në orën 06:30 minuta karroca e Alikos është përplasur nga një makinë që po ecte më shpejtësi të madhe në aksin e lartpërmendur. Policia bën të ditur se 53 vjecari me karrocë ka gjetur vdekjen e mënjehërshme, kurse drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ecte drejtuesi i automjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›