E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat që pritet të largohen: Pranojmë vendimin

Ministrat, emrat e të cilëve janë lakuar në media se mund të shkarkohen nga detyra,si pjesë e riformatimit të paralajmëruar të qeverisë,bënë të ditur për ALSAT se janë të gatshëm të pranojnë çdo vendim që mund të merret nga partnerët e koalicionit,PDK dhe LDK.Ministrat nuk bëjnë asnjë koment në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe shprehen se janë në pritje të vendimit të qeverisë.

"Unë mendoj se duhet të pritur vendimin e kryeministrit, mos u bëni merak", tha Hajredin Kuqi, zëvendëskryeministër i Kosovës. "Qeveria do ta bëjë publike", shprehet Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtësisë së Kosovës. "Asgjë zyrtare, është vendim i partnerëve të koalicionit. Nuk është e imja të vlerësoj, e vlerësojnë tjerët", u shpreh Valton Beqiri, ministër i Kulturës së Kosovës.

Mediat në Prishtinë,duke u bazuar në burime qeveritare,kanë përmendur emrat e gjashtë ministrave që mund të largohen nga qeveria:Ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota, i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, Ministir i Bujqësisë Idriz Vehapi,nga PDK dhe tre ministra nga radhët e LDK-së,Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi,Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi dhe Ministri i Kulturës Valton Beqiri.Po sipas mediave,ministrat e rinj mund të jenë:Edita Tahiri, Ministre e Administratës Publike,Arsim Bajrami ose Hajredin Kuqi,Ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi, Ministër i Shëndetësisë, Lutfi Haziri, Ministër i Kulturës, Bajram Rexhepi, Ministër i Forcës së Sigurisë.

Shkëlzen Osmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›