Gjirokastër / Arrestohet 70-vjeçari, tentoi të përdhunonte të miturën
Një 70-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Aristidh Selo, banues në fshatin Dervicjan arrestua pasi një ditë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 13 vjeçare me iniciale K.K.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "Grehot", pranë vendit ku hidhen plehrat, në automjetin e tij tip Benx Mercedes me targa GJ, 48 51 A, , duke shfrytëzuar njohjet familjare 70-vjeccari ka marrë në makinë dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhëie seksuale me të miturën.
Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale, si kqyrje dhe sekuestro e automjetit , e aparateve celular të përdorura nga autori.
Ndaj 13-vjeccares u bë ekspertimi mjeko ligjor , ku rezultoi se shtetasi i lartpërmendur nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën .
Materialet në ngarkim të shtetasit Aristidh Selo, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të "Marrëdhënieve seksuale me të mitura , mbetur në tentativë", si dhe "Vepra të turpshme", vepra këto të parashikuara nga nenet 100, e 22 si dhe 108 të Kodit Penal.