Arrest me burg për Bledar Çelën
26/08/2010 Vrau Dritan Bardhoshin, kishin konflikt prej kohësh për një femër
Autori shfaqet i penduar, avokati ngushëllime familjes Bardhoshi
ELBASAN- Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 43-vjeçarin Bledar Çela i shfaqur i penduar përballë trupit gjykues paraditen e së mërkurës. Gjyqtares Zamira Vyshka i janë dashur pak minuta për të marrë vendimin arrest me burg pas kërkesës së prokurorit dhe konfirmimin të vetë avokatit mbrojtës.
I pari që e ka marrë fjalën ka qenë prokurori i çështjes Pertef Asllani. Ai ka theksuar se shtetasi Bledar Çela, i dyshuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, rezulton se në dt. 21 gusht në orën 23.00 ka vrarë me armë zjarri në një lokal shtetasin Dritan Bardhoshi duke e qëlluar 4 herë në trup. Prokurori tha se për shkak të rrezikshmërisë së veprave penale të kryer ndaj të pandehurit ai i ka kërkuar gjykatës të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe si masë shtrënguese vendimin me arrest me burg. I pandehuri Bledar Çela lindur në Pogradec dhe me banim në Përrenjas i padënuar më parë, i martuar me 4 fëmijë nuk ka mundur të flasë më shumë se kaq para gjyqtares. Fjalën e ka marrë avokati Nasibi Guxholli. “I ndjeri kishte një vit që në mënyrë sistematike e kërcënonte klientin tim në drejtim të personalitetit të familjes dhe të motrës së tij. Me gjithë gjakftohtësinë e klientit tim, i cili i kishte bërë thirrje që të mos e fyente dhe kërcënonte nëpërmjet telefonit ai vazhdonte në të tijën”. Pyetjes së gjyqtares se pse kishin ardhur këto kërcënime në telefon avokati iu përgjigj se sipas pretendimeve të Dritan Bardhoshit 5 vjet më parë kishte një lidhje me një vajzë të fshatit dhe kishte 1 vit që ai ishte ndarë me atë. Sipas avokatit, ai e kishte bashkëshorte ligjore, por jo de fakto. Për mbrëmjen e vrasjes, avokati Guxholli tha se klienti i tij pasi kishte mbaruar disa punë të biznesit ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij në Xhyrë dhe ishte ndalur në lokal ku kishte porositur një kafe dhe një gotë raki në pjesën e jashtme të lokalit. Në këtë moment ka dëgjuar një zë që i është drejtuar me fjalët nga më fyeset dhe poshtërueset për familjen dhe për motrën e tij. Në këtë moment Bledari është ngritur dhe i është drejtuar tavolinës duke i thënë “Nuk të kam asnjë borxh, mbylle gojën”. Viktima në këtë moment është ngritur dhe i është drejtuar me fjalë akoma më të rënda. Në këtë moment Bledari ka humbur kontrollin duke nxjerrë pistoletën, të cilën e mbante me vete pasi kishte një biznes dhe e godet 4 herë. Pas kësaj ai është ulur ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte kryer një vrasje. Madje i kishte kërkuar banorëve aty ta ndihmonin për ta çuar në spital. Ne jemi të ndërgjegjshëm e i shprehim ngushëllimet familjes së Dritan Bardhoshi. Kemi mendim të vlerësohet i ligjshëm arresti në flagrancë dhe masa e arrestit me burg si masë shtrënguese. Jemi dakord që kërkesa e prokurorit të miratohet”. Bledar Çela akuzohet se vrau me armë zjarri mbrëmjen e 21 gushtit shtetasin Dritan Bardhoshi me banim në Qukës. Shkak i grindjeve mes viktimës dhe autorit është bërë një femër, e cila ishte ndarë me viktimën dhe sipas tij ishte lidhur me autorin.