E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër , pallati 6 katësh në lagjen “Punëtori ” rrezikon shembjen .

Rikthehet reziku për banorët e pallatit pesë katësh në lagjen “Punëtori” .Rreshjet e shiut që po vijojnë me intesitet të lartë  tashmë prej më shumë se 48 orësh kanë sjellë çarjen e mëtejshme të rrugës ndërsa sipas banorëve edhe në ambjentet e brëndshme  të banesave janë krijuar carje nëpër mure .Këta të fundit po jetojnë me ankth dhe panik  tashmë prej tre vitesh , pasi në datën 7 janar të 2018 ky pallat ka shfaqur problemet e para të shkarjes së dheut për shkak të gërmimeve që janë kryer aty pranë por edhe rreshjeve të shiut me intesitet të lartë. Banorët shprehen se kanë frikë për jetën ndërsa kërkojnë masa të menjëhershme .

  • Kemi tre vjet që jetoj me ankth. Vij nga një tragjedi ajo e 9 nëntorit ku ra pallati dhe humba vajzën e mbesën . Ctë them më . Sot jetoj në këtë pallat , kemi tre vite ankth e frikë sa herë vjen dimri .Kërkesë kemi bërë e ankesa pafund. Sot filluan shirat , rruga është çarë dhe muret filluan prapë plasaritjen se I rregulluam njëherë. Uroj të mos përsëritet tragjedia se smë ka ikur dhimbja e parë .
  • Jam kryefamiljare prej 15 vitesh në këtë pallat . Skam më koment për situatën . Duam masa në terren , jo evakuim ne mes të dimrit .

Emergjente e kanë cilësuar edhe drejtuesit e pushteti vendor situatën pranë këtij pallati.Prefekti I qarkut Odise Kote dhe kreu I bashkisë Flamur Golemi kanë qënë prezent që në orët e para të mëngjesit pranë banorëve duke u shprehur se po monitorohet nga shtabi I emergjencave civile .

Kreu I bashkisë Golemi shprehet ,  

  • ” Po monitorojmë situatën , është e rezikshme sepse shirat kanë krijuar dëmtime të dukshme aq më tepër kur ato janë të mbartura  nga vitet e kaluara si pasojë e punimeve që janë kryer në këtë kodër. Për momentin sipas specialistëve nuk ka rrezik për familjet , por  në varësi të situatës kemi planin e evakuimit për familjet . Bashkia e ka të pamundur  ndërhyrjen për rehabilitimin e zonës .Ne kemi njoftuar edhe Shtabin  e Përgjthshëm të Emergjencave Civile ndërsa sa I përket projektit për zonën në këtë Kodër është gati por ende ska një ndërhyrje totale. Situata po ndiqet nga specialistët dhe inxhinierët në bashki prej orëve të mbrëmjes  së djeshme kur edhe filluan shqetësimet  e para si pasojë e  rreshjeve të shiut.

 Pranë këtij pallati jetojnë reth  15 familje , ndërsa rreziku është evident edhe për një objekt privat në këtë zonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›