Gjirokastër- pallati i shembur, dëmshpërblehen banorët
Janë dëmshpërblyer 18 familjet e prekura nga tragjedia e shembjes së pallatit pesë katësh në Gjirokastër. Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit kap vlerën e 46 milionë lekësh të reja. Ndërkohe, nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati i ngritur në një kodër, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimet për 9 persona dy prej të cilëve ndiqen në gjendje të lirë.
GJIROKASTËR- 18 familjet e prekura nga tragjedia e shembjes së pallatit pesë katësh në Gjirokastër kanë marrë dëmshpërblimin prej 46 milionë lekësh të reja, fond i akorduar nga buxheti i shtetit. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, shtatë familje që kishin në pronësi apartamente 1+1 përfituan shumën prej 2,8 milionë lekësh të reja, shtatë familjet të tjera që kishin apartamente 2+1 përfituan shumën prej 3,6 milionë lekësh të reja, ndërsa katër familje që jetonin si qiramarës përfituan shumën 400 mijë lekësh. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesë katësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Natën e 31 dhjetorit Prokuroria e Gjirokastrës vendosi të pushojë cështjen në ngarkim të gjeologut Thanas Llahana i cili u arrestua së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar si përgjegjës për rrëzimin e pallatit të banimit në lagjen “11 Janari” mesditën e 9 nëntorit. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës së Gjirokastrës, Studimi gjeologo inxhinierik nga ana e grupit te ekspertëve dhe rishqyrtimi i provave ka nxjerrë të pafajshëm inxhinierin gjeolog Thanas Llahana. Llahana kishte kryer studimin gjeologjik për ndërtesën e re që do të ngrihej pranë pallatit që u shemb dhe akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e shkeljes së rregullave në punë. Në lidhje me ngjarjen që shkaktoi tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur, Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimet për 9 persona dy prej të cilëve ndiqen në gjendje të lirë. (a.r/news24/balkanweb)