E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Noli, simboli i humanizmit dhe kultures

Ne 130-vjetorin e lindjes se tij, Fan Noli, nje prej figurave me te njohura te historise se Shqiperise, eshte nderuar me vendosjen e nje busti ne qytetin e tij te lindjes ne Turqi. Ne ceremonine e zhvilluar me daten 6 janar, ne qytezen turke kane shkuar nje delegacion i MTKRS-se, i kryesuar nga Aldo Bumci. Ne takim dhe gjate aktivitetit qe u zhvillua per perurimin e pervjetorit te 130 te lindjes se F. S. Nolit, ministri Bumci tha se vendosja e bustit nuk eshte vetem nje simbolike kulturore, por ai perfaqeson nje monument te vyer te kujteses, harmonise dhe marredhenieve shume te mira ndermjet dy vende edhe popujve tane. Ministri Bumci theksoi gjithashtu, se rikthimi i Nolit ka nje rendesi te vecante, pasi ai rivjen sot nepermjet artit, cka nenkupton se ai sot rikthehet ne perjetesi. "Jane pikerisht emra te tille, si ai i Theofan Stilian Nolit, qe me talentin, perkushtimin dhe vizionin e tyre, kane perafruar shpirterisht popujt dhe kulturat qe ata perfaqesojne, duke transmetuar vlerat me te qenesishme te tradites dhe trashegimise kulturore e shpirterore, te cilat sot vleresohen si pasuri e perbashket e njerezimit", tha ministri Bumci. Ai u shpreh se figura e Nolit eshte ajo e nje njeriu qe simbolizon intelektualin dhe nje nga njerezit me te njohur te kultures, jo vetem per Shqiperine, por edhe per vendin ku ai lindi. "Sot, ne kete pervjetor, ne kete vend, ne nuk vendosim vetem nje simbol te kultures sone, por nje monument te vyer te kujteses, harmonise dhe vellazerimit qe karakterizon sot, jo vetem dy vendet tona, por edhe vlerat qe percjell e kaluara me te perbashketat dhe te vecantat ndermjet popujve dhe kulturave tona. Dhe per kete arsye, ne i perulemi me nderim e respekt ketij humanisti dhe misionari te madh te kultures dhe civilizimit njerezor", perfundoi fjalen ministri Aldo Bumci. Gjate kesaj vizite, Bumci u shoqerua nga zv. ministri Turk per Kulturen dhe Turizmin, prefekti i Edirnese, kryetari i Bashkise se Ibrik Tepese dhe rektorit te Universitetit te Trakes, ne Edirne. Gjate vizites ne Turqi, ministri Bumci u prit ne nje takim nga prefekti i Stambollit, si dhe u takua me presidentin e Shoqates se Agjencive Turistike te Turqise. Gjate kesaj vizite, z. Bumci shoqerohej nga shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi, biograf i F. S. Nolit, si dhe skulptori i vepres, Andrea Demce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›