Gjirokastër, 2 në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se shtetasit Jorgo Bodini dhe Kristo Bakulla, 73 dhe 48 vjeç, banorë të fshatit Peshkëpi e Poshtme, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Thoma Bakulla, tashmë i shpallur në kërkim, janë autorët e zjarrvënies në Komunën e Dropullit të Poshtëm.
Zjarri i djeshëm në fshatin Peshkëpi e Poshtme dhe e Sipërme, shkaktoi për fermerët dëme të mëdha materiale. Falë ndërhyrjes së policisë dhe ushtrisë u bë e mundur normalizimi i situatës dhe shpëtimi i banesave.
Në qarkun e Gjirokastrës gjatë këtij sezoni veror janë evidentuar 37 raste zjarri, nga të cilat 11 aksidentale, 16 nga pakujdesia dhe 10 kanë rezultuar zjarre të qëllimshme.
Deri tani janë ndaluar 6 persona si, ndërsa 16 të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
/Start/E.B/
2011-08-15 14:23