E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ethet hemorragjike Vasili Situata nen kontroll

Shfaqja e virusit të Nilit dhe etheve hemorragjike ka detyruar Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të mbledhë komisionin e ekspertëve të epidemiologjisë dhe të analizojë situatën në vend. Sipas Ministrit Vasili situata është nën kontroll.

Megjithatë për të rritur vëmendjen ndaj sëmundjes specialistet e shëndetësisë po hartojnë një informacion të detajuar të cilin do t’ia vënë në dispaozicion pushtetit vendor, që më pas në varësi të riskut për infektim do të masa për dezinfektimin apo jo të zonave nën administrim.

Ashtu si virusi i Nilit edhe ethet hemorragjike transmetohen tek njeriu përmes mushkonjave, këpushave dhe riqerave.

Simptomat e këtyre sëmundjeve nisin me dhimbje koke e temperaturë të lartë, e përfundojnë në rastin e virusit të Nilit në paralizë e meningjit dhe në atë të etheve hemorragjike me insuficiencë të veshkave e mushkërive.

Nga kjo e fundit javën e shkuar një 39 vjeçar humbi jetën. Ndërkohë që aktualisht 2 persona janë nën mbikëqyrjen e mjekëve të shërbimit infektiv në QSUT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›