Vlore grabiten filiali i nje banke

Dy filiale bankash kanë rënë preh e grabitësve më armë, sot në qytetin e Vlorës. Grabitja e parë ka ndodhur në qendër të qyteti të Vlorës, ku nën kërcënimin e armëve janë grabitur paratë në sportelet e bankës, po ashtu janë grabitur edhe klientët që ndodheshin në bankë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një bankë në qendër të qytetit tek sheshi i Flamurit ku 2 persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar punonjësve të bankës tu dorëzojnë paratë
Ndërkaq në të njëjtën kohë është tentuar të grabitet edhe një bankë tjetër, e cila ndodhej në Rrugën e Re në Vlorë. Por tentativa e grabitësve ka dështuar. Grabitësit kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Nuk dihet ende shuma e grabitur por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia po heton edhe për lidhjen që mund të ketë grabitja në të njëjtën orë në dy filiale të ndryshme të bankave.