Unaza e Madhe, INUK vijon aksionin për lirimin e rrugës

INUK nisi prishjen e ndërtimeve në zonën e Liqenit më 10 gusht, faza e parë të këtij projekti, i cili parashikon shembjen e 29 objekteve, një pjesë e të cilave pa leje, ndërsa një pjesë janë me dokumente të rregullta ose në proces legalizimi. Këto të fundit do të dëmshpërblehen në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Sipas projektit të bashkisë, ndërtimi i segmentit jugor të Unazës së Madhe nis nga rruga e Kavajës, tek shkolla Teknologjike dhe përfundon në rrugën e Elbasanit. Kjo pjesë ka një gjatësi prej 5 228 kilometrash dhe është projektuar të kalojë në zonën e Selitës, pranë kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat prapa Parkut të Madh të Tiranës, në kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik.
Në pjesën e parë të saj, në zonën e Selitës deri tek Parku i Madh, rruga përshkon një zonë urbane me dendësi ndërtimesh, të cilat kryesisht janë të ulëta dhe në një zonë me mungesa në infrastrukturën nëntokësore. Pjesa tjetër e Unazës së Madhe kalon në zonën kodrinore mbi kodrat e Liqenit artificial dhe kodrat e Saukut.
Nga studimet e kryera, rruga e re parashikohet që të përballojë një trafik me mbi 20 mijë makina në ditë, që në momentin e parë të funksionimit të saj dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme të trafikut, kjo rrugë parashikohet që në vitin 2015 të përballojë një trafik prej 38 mijë makinash në ditë.
Projekti i rrugës, sipas rekomandimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që është dhe financuesja e realizimit të tij, ka pasur konsulencën e përhershme të ekspertëve austriakë të firmës “Bernard & Brenner”.
Në të janë parashikuar të gjithë elementët e domosdoshëm për një rrugë të standardeve më moderne, deri në detajet më të hollësishme. Gjithashtu janë parashikuar masat që do të merren për të zvogëluar ndikimin që do të ketë rruga në mjedis, veçanërisht në pjesën ku rruga kalon afër Parkut të Madh të Tiranës, në mënyrë që të ruhet sa më shumë të jetë e mundur prekja e elementeve të parkut.
/Start/E.B/
2011-08-15 15:43