E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, grabitet filiali i një banke, tentohet një tjetër

Sipas burimeve nga policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, grabitësit kanë hyrë në mjediset e bankës dhe kanë ushtruar terror ndaj punonjësve e klientëve që ndodheshin brenda në ato momente.

Të tjera burime nga qyteti bregdetar flasin për vjedhjen e të paktën 10 milionë lekëve,  por kjo shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkaq në të njëjtën kohë është tentuar të grabitet edhe një bankë tjetër, në Rrugën e Re në Vlorë, por tentativa e grabitësve ka dështuar. Ata kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Policia po heton edhe për lidhjen që mund të ketë grabitja në të njëjtën orë në dy filiale të ndryshme të bankave.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-15 14:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›