E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster 4 persona ne pranga shperndanin droge

Policia e Gjirokastres i koduar Shperndaresi beri te mundur kapjen e 4 personave te dyshuar si shperndares droge. Gjate nje kontrolli te ushtruar tek te rinjte iu gjeten dhe sekuestruan 5 kilograme e 500 grame lende narkotike e llojit marijuane. Mbremjen e djeshme pas disa informacioneve te marra se disa shtetas nga Cerriku i Elbasanit dhe nje tjeter nga Vlora te cilet kishin ardhur ditet e fundit ne Gjirokaster dhe ishin strehuar me qera kishin blere ne fshatin Lazarat sasira te konsiderueshme lende narkotike dhe po pergatiteshin per ta transportuar ne drejtim te Cerrikut dhe Elbasanit me qellim shperndarjen ne sasira te vogla ne ambiente shkollash dhe lokale nate. Burime nga policia e Gjirokastres bejne me dije se menjehere pas kesaj nisen kontrollet ne disa banesa te pershtatura si hotele ne qytetin e Gjirokastres ku nga kontrolli ka rezultuar se ne lagjen Grihot te qytetit ne nje godine dy kateshe ne nje dhome ku banonin me qera Bernard Cunaj nga Vlora Vladimir Rabushja nga Cerriku qe te dy 18-vjec dhe Saimir Metani po nga Cerriku 19-vjec u gjeten dy pako me peshe te ndryshme ne forme katrore te mbeshtjella me leter natriban si dhe nje qese plasmai tjeter ku brenda tyre kishte lende narkotike gjithsej rreth 4 kg e 200 grame marijuane. Menjehere pas kesaj tre te rinjte u prangosen dhe u sekuestrua lenda narkotike. Nje tjeter kontroll u zhvillua ne lagjen Kodra e Shtyfit ku ne nje banese private te pershtatur si hotel ne dhomen ku qendronte me 23-vjecari Klodian Sinandemaj nga Cerriku i njohur me nofken Pulla ne nje cante sportive poshte krevatit ku flinte u gjeten disa qese plasmasi ku brenda tyre kishte lende narkotike e llojit marijuan gjithsej rreth 1 kilograme e 300 grame. Nga verifikimet e policise gjirokastrite Sinandemaj rezultonte i shpallur ne kerkim per vjedhje makinash. Ne vijim materialet ne ngarkim te kater te arrestuarve iu drejtuan Prokurorise se Gjirokastres per vepren penale Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›