E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 40 mësues dalin të papunë

GJIROKASTËR- Rreth 40 mësues këtë fillim viti mësimor do t’i bashkëngjiten armatës së të papunëve në Gjirokastër. Aplikimi i sistemit 9-vjeçar për herë të parë nga njëra anë si dhe ulja e vazhdueshme e numrit të nxënësve në të tri sistemet ka bërë që gjendja e punësimit të arsimtarëve në qarkun jugor të paraqitet mjaft e rënduar. Mësohet se numri më i madh i mësuesve që do largohen nga puna i përket sistemit të mesëm, i cili për këtë vit do të funksionojë vetëm me tri klasa si dhe atyre që japin mësim në zona të largëta ku numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat vjen vazhdimisht në ulje dhe si rrjedhim pritet të ketë bashkime dhe përqendrime. Informacionet e marra pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale kanë bërë të ditur se përzgjedhja e mësuesve që do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë është një proces mjaft i vështirë dhe për ta bërë të mundur do të merren parasysh disa kritere si vjetërsia në punë, aftësia në mësimdhënie, vlerësimet që kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrës etj. Ndërkaq, listat e të papunëve që kanë përfunduar universitetin për degët e mësuesisë në Gjirokastër vit pas viti vijnë duke u shtuar. Aktualisht në listën e pritjes janë rreth 650 persona, pa përfshirë të sapodiplomuarit përgjatë këtij viti akademik,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›