Gjirokaster, 5 ne pranga per trafik klandestin

Policia e Gjirokastres ka zhvilluar nje aksion kunder trafikimit te qenieve njerezore ne Greqi, duke prangosur pese persona.
Sipas policise se qytetit jugor, te arrestuarit Agron dhe Bujar Cjapi, Clirim Pashaj, Laurent Shehaj e Qemal Fejzullahu jane prangosur pasi ata dyshohen per ngritjen e nje rrjeti per trafikimin e njerezve pertej kufirit qe e kishte zanafillen ne qytetin e Fierit.
Ky rrjet kishte tentuar te kalonte ilegalisht ne vendin fqinj 95 persona vetem ne dy javet e fundit. Pas hetimeve te para eshte zbuluar se organizatoret perfitonin 700-800 euro per te kaluar klandestinet ne shtetin helen.
Pritet qe ndaj 5 te arrestuarve te vendoset masa e sigurise nga Gjykata e Gjirokastres, ndersa hetimet per zberthimin e gjithe struktures po vazhdojne.