E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Lojerat e fatit, treg informal

Aktiviteti i lojerave te fatit konsiderohet nga Ministria e Financave si nje sektor teper informal, nisur dhe nga niveli i te ardhurave qe sigurohet nga ky biznes.

Ne dokumentin e parashikimit te te ardhurave per vitin 2009, ministria e drejtuar nga Ridvan Bode sqaron se niveli i te ardhurave nga aktivitetet e lojerave te fatit eshte teper i vogel. Pjesa e te ardhurave qe vijne nga subjektet e lojerave te fatit, ze nje vend te paperfillshem ne totalin e te ardhurave nga tatim-fitimi, vetem 0.3 per qind per vitin 2008.

Lidhur me kete grup te ardhurash, burime zyrtare prane Ministrise se Financave pohojne se, priten zhvillime qe nga viti 2009, duke qene se po hartohet nje ligj i ri per lojerat e fatit, i cili synon rritjen e formalitetit ne kete sektor. Edhe pse taksat mbi kazinote dhe lodrat kane pesuar nje rritje prej rreth 400 milione leke te ardhura, krahasuar me nje vit me pare, burime nga tatimet shprehen se sektori ne fjale konsiderohet teper problematik ne lidhje me deklarimet. Edhe pse siguron miliona dollare te ardhura, subjektet e lojerave te fatit kane derdhur ne arken e shtetit vetem 18 milione dollare.

Te dhenat e fundit nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve tregojne se te ardhurat kane pesuar nje rritje me 30 per qind. Me synim rregullimin e tregut, pra liberalizimin e tij, por nga ana tjeter edhe forcimin e masa kontrolluese, Ministria e Financave ka pergatitur nje ligj, i cili ka mberritur keto dite ne Kuvend. Miratimi i ligjit, i cili pritet te hyje ne fuqi me 1 janar 2009, parashikon rritjen e mases se ndeshkimeve, duke nisur me gjoba qe shkojne deri ne 600 mije dollare dhe deri te heqja e licences.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›