Gjirokastër, Ekspertët zbardhin shkaqet e vdekjes
Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për 3 viktimat e tragjedisë së Gjirokastrës, ku si pasojë e shembjes së pallatit 6 katësh gjetën vdekjen. Sipas ekspertizës shkak i vdekjes kanë qenë goditjet e marra dhe asfiksia që nën rrënoja
GJIROKASTËR- Ka përfunduar autopsia mjeko-ligjore e tre trupave të pajetë të tragjedisë së Gjirokastrës. Të dhënat e nxjerra nga kjo autopsi, kanë konfirmuar shkakun e vdekjes për tre viktimat e gjetur nën rrënoja pas tragjedisë. Ku bëhet fjalë për vdekjen e të moshuarës 65 vejçare Parashivi Zoto, ku thuhet se shkak i vdekjes së saj kanë qenë goditjet e marra gjatë shembjes së pallatit.
Ndërsa për Valbona Dalanin, shkak i vdekjes ka qenë goditjet e marra, por edhe asfiksia që ajo ka pësuar nën rrënoja. Edhe e bija e saj, Anxhela Dalani 13 vjeç ka pasur të njëjtin fat si nëna, ku shkak i vdekjes kanë qenë goditjet e marra dhe asfiksia nën rrënoja, i cili ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes së tyre. Nga ekspertiza nuk bëhet e ditur ora e saktë i vdekjes së tyre.
Aktualisht në vendngjarje punimet janë ndërprerë dhe pritet të rifillojnë në orët e para të mëngjesit së ditës së nesërme, ku do të operohet në lidhje me shembjen e pallatit të rrënuar. Ndërsa 14 familjet e dëmtuara që janë paraqitur gjatë pasdites së sotme pranë Prefekturës së qytetit të Gjirokastrës ku dhe është ngritur Shtabi i Emergjencës është bërë dhënia e 500 mijë lekëve të vjetra për çdo familje si ndihmë paraprake për ta. Gjithashtu edhe nga vetë Bashkia e qytetit është dhënë një ndihmë po paraprake prej 200 mijë lekëve të vjetra për këta banorë. Strehimi i banorëve është bërë pranë një moteli, i cili ndodhet në lagjen “11 janari” dhe pjesa dërrmuese ndodhen pranë të afërmeve të tyre, të cilët u jane gjendur pranë. (Antoneta Rusta. BalkanWeb)