E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Abuzim kriminal me lejet e ndertimit

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka bere pergjegjes pushtetin vendor socialit per ngjarjen e ndodhur ne Gjirokaster, ku nga shembja e nje pjese te nje pallati humben jeten 3 persona.

Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Olldashi ka akuzuar kryebashkiaket socialiste se kane abuzuar me dhenien e lejeve te ndertimit.

“Pushteti vendor ne Gjirokaster ka miratuar dhe i ka dhene brenda dites lejen e ndertimit firmes, e cila nuk kishte license. Tragjedi si kjo dhe te tjera kane ndodhur ne zona ku pushteti qendror drejtohet nga PS, per shkak te menyres kriminale se si jepen lejet e ndertimit. Kemi korrupsion me lejet e ndertimit nga Tirana dhe ne qytete te tjera”, ka deklaruar Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›