Qeveria e paaftë të menaxhojë situatën në raste fatkeqësish
Ngjarja e rëndë në Gjirokastër, ku shembja e një pallati shkaktoi 3 viktima, konfirmoi se dëshira dhe gatishmëria për të dhënë ndihmën e parë nuk mjafton.Tragjeditë shqiptare vërtetojnë mungesën e mjeteve dhe specialistëve për menaxhimin e ngjarjes.
GJIROKASTËR- Tragjeditë shqiptare qofshin ose jo natyrore ngrenë gjithnjë pikëpyetje, “A mund të veproni më shpejt?”. Ngjarja e rëndë në Gjirokastër ku shembja e një pallati shkaktoi tre viktima, konfirmoi për të disatën herë në opinionin publik se dëshira e madhe dhe gatishmëria njerëzore për të dhënë ndihmën e parë nuk mjafton. Duheshin të vinin specialistët nga Janina, e për ironi të fatit një qen i ardhur po nga Janina që të identifikohej vendodhja e trupave të zhdukur nën rrënoja për disa orë gjatë ditës së dielë. Ndërsa tre njerëz nuk jepnin shenja jetë po as vdekje, nuk ka patur asnjë veprim tjetër nga strukturat shtetërore përveç pritjes e në rastin më të mirë largimin me duar të grumbullit të madh me tulla e beton, gjithçka e ardhur nga jashtë, ndërsa strukturat tona brenda kufirit presin të tjerët në raste të tilla.
“Po merren masa për sistemimin e familjarëve të cilët kanë humbur strehimin dhe po vazhdohet me insistim për të gjetur rrugën më shpëtuese për të ndihmuar ata të cilët janë nën rrënoja. Po pritet një ekip i gjeologëve nga Tirana të cilët do të mbërrijnë me helikopter pritet edhe një ekip nga Janina i cili do të sjellë edhe një qen për kërkimin e njerëzve nën rrënoja”, këto kanë qenë fjalët e kryeministrit Berisha ditën e djeshme pas tragjedisë.
Rreth orës 18 të së dielës u deklarua se kërkimet jo nëpërmjet makinerive do të vazhdonin gjatë të gjithë natës. 4 prozhektorë të vendosur pak metra larg pallatit fatkeqësisht nuk i kanë dhënë dritën e mjaftueshme dhjetra zjarrfikësve dhe specialistëve që si masë mbrojtëse kishin vetëm helmetat. Për pasojë pikërisht në mesnatë në orën 01:00, kërkimet janë ndërprerë pasi sikundër u tha zyrtarisht rrëshqitja vazhdonte dhe prozhektorët e dobët e mesa duket të pazëvendësueshme me të tjerë më të fuqishëm nuk jepnin garanci për të parë terrenin ku do të ndërhyhej.
E nëse në raste të tilla në çdo vend tjetër të botës çdo sekondë është flori, strukturat e shtetit shqiptarë ndërprenë për 8 orë kërkimet për njerëz që mund të ishin ende gjallë. Ndërkohë familjarët ngrinin zërin se donin të hynin vetë mes gërmadhave dhe errësirës për ti dhënë pak shpresë dhimbjes së tyre. Dritën e prozhektorëve tashmë të shuar, mundi ta zëvendësojë vetëm dielli me daljen e të cilit operacioni rinisi. Edhe këtë të hënë shumë orë para se të gjendeshin tri trupat e pajetë duhej të pritej që një Skrep i specializuar për zhvendosjen e mbetjeve të inerteve të merrte rrugën nga qyteti i Sarandës për të mbërritur në qytetin e tronditur dhe e gjitha kjo një ditë pasi 15 familjet humbën shtëpitë e njerëzit e tyre të dashur. (a.r/news24/balkanweb)