Kuvend, opozita braktis seancen parlamentare

Opozita e majte ka braktisur para pak castesh seancen parlamentare. Shkak jane bere disa fjale fyese qe deputeti i Partise Demokratike, Cim Babasi ka perdorur ndaj koleges socialiste Arta Dade.
Para se te vendoste braktisjen, nga radhet e opozites folen per tragjedine ne Gjirokaster kryetarja e grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj, e cila kerkoi rishikim te masave te sigurise, si dhe nenkryetari Erjon Brace, i cili shprehu mbeshtetjen e PS per hetimin e kesaj ngjarjeje.
Gjithashtu, ai u shpreh edhe ne favor te doreheqjes se kryetarit te bashkise te qytetit jugor, por edhe te asaj te kryeministrit, “familja e te cilit eshte perfshire ne tragjedine e Gerdecit”.