Qeveria shqiptare transformon gjimnazin “Sami Frasheri” në Përmet

Një dhuratë e qeverisë shqiptare në këtë 7 mars është për mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Përmet. Investimi prej 85 milionë lekësh i qeverisë shqiptare dhe bashkisë, ka transformuar totalisht pamjen këtij institucioni arsimor ,duke filluar që nga fasada e jashtme, ambientet e brendshme, sistemin e ngrohjes, sistem monitorimi, palestrën dhe terrene sportive.
Qarku Gjirokastër në këto 8 vite të qevrisë Rama, me të drejtë është quajtur” i përkëdheluri”.Investimet me fonde nga buxheti i shtetit ,kanë përfshirë jo vetëm infrastrukturën arsimore dhe rrugore ,por shumë sektor të rëndësishëm të ekonomisë,duke sjell edhe ndërgjegjësimin e banorëve për investime vetiake,sidomos në sektorin e turizmit.