E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Kapen makina luksoze, policia arreston 2 trafikantë

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e mjeteve luksoze nga vendet e Bashkimit Europian.

Në prangat e policisë së Gjirokastrës janë vënë Salento Ferveshi nga Lazarati Bektash Kore nga Gjirokastra.

Të dy këta në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhinin dhe trafikonin mjete luksoze në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë aksionit policia gjithashtu ka sekuestruar 2 automjete BMW X 5

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se në automjetin me targa DT 739 FK kishte ndërhyrje në numrin e shasisë, ndërsa mjeti tjetër rezultonte i vjedhur.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të mbledhura nga specialistët e sektorit kundër krimit të Organizuar, pranë komisariatit të Gjirokastrës

Ndërkaq, oficerët e policisë kriminale në pikën e kalimit kufiatar në Kakavije kanë ndaluar një shtetas italian i cili po futej në Shqipëri me një automjet të vjedhur. Ndaj shtetasit me iniciale L. S, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Vjedhjes ", si dhe të "Trafikut të mjeteve motorrike".

Operacioni vazhdon për verifikimin e të gjitha mjeteve luksoze në qarkun e Gjirokastrës por edhe të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të këtij qarku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›