E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër bllokohen3 mjete kontrabandë2 në pranga

GJIROKASTëR- Sistemi i fundit elektronik i vendosur në pikën kufitare të Kakavijës, ASF-2, ka bërë të mundur identifikimin e tre mjeteve luksoze të cilat rezultojnë të vjedhura. Menjëherë policia ka bërë sekuestrimin e tyre ndërsa u janë vënë prangat dy personave, dhe është vënë në procedim penal në gjendje të lirë një shtetas italian.

Konkretisht automjeti tip BMW, X5 me targa DT 739 FK, i drejtuar nga shtetasi Salento Gërveshi nga Lazarati si dhe automjeti tip BMW, seria 5, me ngjyrë të zezë, me targa CP 221 FL, i cili drejtohej nga shtetasi Bektash Kore , nga Gjirokastra, janë dy mjetet luksoze të sekuestruara nga policia ku pas akt eksperimit, ka rezultuar se automjetet ishin të vjedhura.

Në të njëjtën kohë ka rezultuar i vjedhur edhe një një automjet tip Benx Mercedes prodhim i viteve të fundit me tragë DP 556 J, i cili drejtohej nga një shtetas italian L.S, që po hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, i cili është vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë nga policia.

Ky është rasti i parë gjatë këtij vitit që policia e qarkut të Gjirokastrës bllokon në jug të vendit automjete luksoze kontrabandë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›