Pogradec, gjendet në një kazan foshnja e braktisur

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Vetëm disa javë, pasi u gjet e vdekur një foshnje e braktisur, një tjetër bebe është gjendur e braktisur në rrugët e qytetit.
Foshnja e seksit femër u gjet në kazanët e plehrave në qendër të Pogradecit. Fëmija i braktisur u gjet nga një pastruese rrugësh, e cila mësohet se ka dëgjuar të qarat e foshnjes.
Mësohet se pastruesja e ka dërguar menjëherë foshnjen në maternietin e Pogradecit. Ajo është marrë nën kujdes nga mjekët e maternitetit që konstatuan se fëmija mund të jetë braktisur në orët e vona të mbrëmjes.
Mjekët thanë se është një mrekulli që foshnja është e gjallë dhe nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Aktualisht foshnja ndodhet në maternitetin e Pogradecit nën kujdes mjeksor. Ndërkaq, policia e Pogradecit ka nisur hetimet për gjentjen e prindërve të mundshëm që braktisën fëmijën.
Një rast i ngjashëm u shënua në Pogradec pak javë më parë, kur u gjet një foshnje e vdekur.