E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Meksi:Berisha manipulonshifrat e ekonomisë

TIRANë- Me anë të një deklarate për shtyp deputetja e Partisë Socialiste Ermelinda Meksi ka deklaruar se qeveria Berisha vazhdon ende të manipulojë me shifrat e ekonomisë. “Ndërkohë që pretendohet për rritje stratosferike të investimeve, sipas botimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria rezulton vendi me investimet më të ulëta në rajon”- theksoi Meksi.

Sipas deputetes Meksi, duke theksuar se fshehja e realitetit ekonomik në vend është një tentativë e përsëritur për të fshehur recesionin ekonomik. Gjatë kësaj qeverisjeje,- ka deklaruar Meksi, - deficiti është dyfishuar, kosto e shërbimit të borxhit ka shkuar nga 29.4 miliardë lekë në 2005, në 52 miliardë lekë në 2010.

Deputetja socialiste ka theksuar se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë nga demonizimi i opozitës, por vetëm nga pranimi i realitetit, reflektimi dhe një qëndrim realist ndaj ritmeve të rritjes ekonomike dhe marrja e masave efektive.
“Prandaj ne mendojmë se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë nga demonizimi i opozitës por vetëm nga pranimi i realitetit, reflektimi dhe një qëndrim realist ndaj ritmeve të rritjes ekonomike dhe marrja e masave efektive. Opozita shqiptare më shumë se për konfrontimin politik, është e interesuar për shpëtimin e ekonomisë së vendit nga një situatë shkatërrimtare. Le të shpresojmë që ky apel i opozitës këtë herë do të marrë vëmendjen e duhur, sipas eksperiencës së të gjitha vendeve të tjera europiane”,- përfundoi Meksi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›