MSH: Strategjitë posaçme përAutizmin
TIRANE- Shumë shpejt edhe Shqipëria si shumë vende të tjera të botës do të ketë një strategji për Autizmin, një fenomen i cili po njeh përhapje të gjerë në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha kanë njoftuar bashkarisht ngritjen e një grupi të posacëm pune i cili në bashkëpunim me shoqatën “Autizme Speaks” dhe në konsultim me të gjitha institucionet shtetërore dhe jo shtetërore , publikun dhe mediat, do të adresojnë strategjinë për të adresuar problematikën e autizmit në Shqipëri.
“Kujdesi dhe trajtimi i fëmijëve të spektrit autik, një nismë e ndërmarrë prej katër vitesh nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” që drejtohet nga znj. Liri Berisha, do të konkretizohen në një strategji të posaçme.
“Ndërtimi i këtij dokumenti do të nisë në konsultim me të gjithë institucionet shtetërore dhe joshtetërore, publikun dhe mediat, por nuk do të mungojë edhe mbështetja e "Autism Speaks", një qendër partnere e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në Neë York. Duhet menduar në mënyrë urgjente se si do të ulet barra e rëndë e familjeve që kanë fëmijë me autizëm, për t’u mundësuar fëmijëve një të ardhme më të mirë edhe përmes rajonizimit të shërbimeve”, tha ministri Vasili.
Duke vlerësuar fillimin e punës për hartimin e strategjisë, znj. Liri Berisha, tha se institucionalizimi i objektivave në ndihmë të fëmijëve autikë do të forcojë përballjen me këtë sëmundje. “Qendra "Autism Speaks" me qendër në Nju Jork do të vijojë të mbështesë fëmijët e spektrit autik”, tha Drejtori Shkencor për Europën, Simon ëallace. Sipas tij, kjo qendër me strategjinë e saj, ka orientuar dhe mbështetur misionin e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.
Statistikat botërore tregojnë se sëmundja është tepër shqetësuese dhe rastet e saj janë në rritje, ku një në 99 fëmijë rezulton me autizëm. Në Shqipëri nuk ka ende statistika të veçanta, por me hartimin e strategjisë do të bëhet e mundur studimi për këtë qëllim.
(e.n/BalkanWeb)