E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, kamioni përplas motoçikletën,1 i vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar pak minuta më parë në rrethin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku një kamion ka përplasur një motoçikletë duke lënë të vdekur drejtuesin e motoçikletës.

Viktima e këtij aksidenti është 44-vjeçari, Bashkim Snalla, minator në minierën e Bulqizës.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›