Gjirokastër, PBDNJ prezanton kandidatët për deputetë
PBDNJ ka bërë publike listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun e Gjirokastrës. Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e strukturave të PBDNJ kreu i kësaj partie Dule ka komentuar lëvizjen nga PBDNJ tek PD.
GJIROKASTËR- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule do të kryesojë listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Gjirokastrës, për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e PBDNJ-së dhe organizatës OMONIA, ku Dule prezantoi dy kandidatë të tjerë nuk kanë munguar akuzat në drejtim të prefektit Spiro Ksera. Ky i fundit pas bashkimit të PBDNJ-së me koalicionin e majtë është kandidatë për deputet në listën për Partinë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës.
“Ndëshkimi i vetë demokracisë në këtë rast do të jetë në dy drejtime si ndaj PD-së për këto federime lojtarësh stoli në një kohë që përfundon kampionatin, por në fakt drejtojnë një psikologji rënmie nga kategoria. Sikurse edhe për individin i cili demonstron se nuk kanë qenë parimet, programet, vlerat që deri më tani i kanë udhëhequr në aktivitetin e tyre politik por kanë qenë elemente të tjera që do tu mbeten atyre t’ja shpjegojnë opinionit publik”- u shpreh kreu i PBDNJ-së Duke.
Në krye të degës së Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, për Gjirokastrës në vend të zotit Ksera u komandua Kristaq Lenko i cili do të mbaj këtë funksion deri në zhvillim të konferencës së jashtëzakonshme të degës së PBDNJ-së për Gjirokastrën. (a.r/news24/balkanweb)