Tiranë, një lagje prej 4 vitesh pa ujë të pijshëm
Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz për banorët e rrugicës “Raman Zakja” në kryeqytet. Ata shprehen se prej 4 vitesh përballen me këtë problem dhe nuk i është dhënë përgjigje, ndaj ata kërkojnë zgjidhje.
TIRANE- Të kërkosh furnizimin me ujë të pijshëm në shtëpi mund të kthehet pothuajse në një sfidë të pamundur edhe në kryeqytet. Këtë mund ta dëshmojnë më së miri banorët e rrugicës “Raman Zakja” pranë maternitetit të ri në Tiranë. Këta banorë prej shumë kohësh po kërkoj plotësimin e një kërkese jetësore dhe minimale siç është furnizimi me ujë. Të gjendur përballë premtimeve të vazhdueshme të drejtorisë së ujësjellësit banorët e kësaj zone kanë më shumë se 4 vjet që përballen çdo ditë me thatësirën në rubinetat e tyre.
Mesa duket edhe fushata elektorale nuk shihet më si zgjidhje nga këta banorë ashtu siç ndodh përgjithësisht, por gjithsesi ata presin të mos përballen me një Sahara të vërtet siç thonë ata vetë ndonëse banojnë fare pranë qendrës së kryeqytetit. (a.r/news24/balkanweb)