Transfertat bankare, nga 1 qershori kushtojnë më pak
BSH informon se të gjithe numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transferta, do të kenë formatin IBAN, një lloj sistemi ndërkombëtar, i cili shmang gabimet e mundshme në transferta.
TIRANE-Pas datës 1 janar 2010, bankat do të kërkojnë nga klientët përdorimin e detyrueshëm të llogarisë bankare IBAN. Nëse brenda datës 1 qershor 2009 nuk kanë marrë njoftim me shkrim nga banka, të gjithë klientët e bankave, individë apo biznese, që kanë llogari bankare në lek apo në valutë të huaj, në një apo më shumë banka në Shqipëri, duhet të paraqiten pranë sporteleve të bankës përkatëse për t'u pajisur me numrin IBAN. Duke filluar nga data 1 qershor 2009, të gjitha transfertat bankare nga njëri vend në tjetrin do të kushtojnë më lirë. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit, do të kenë formatin IBAN, një lloj sistemi ndërkombëtar, i cili shmang gabimet e mundshme në transferta, ndërkohë që shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por, mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve. Bankat aplikojnë një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare, që nuk janë pjesë e kodit IBAN. Aplikimi i këtij kodi do të kryhet nga cilido që bën një transfertë bankare, por, në rastin e Shqipërisë, ky kod do të ndihmonte emigrantët shqiptarë të sillnin para me një kosto edhe më të ulët. Kodi IBAN, ose numri ndërkombëtar i llogarisë bankare, aplikohet në 46 shtete. Çdo transfertë që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale, pasi vendet janë pjesë e një sistemi.
(s.g/BalkanWeb)