Gjirokaster/ Pikat kufitare, rritet fluksi i te kthyerve
Stina e veres ka rritur ndjeshem fluksin e levizjes se automjeteve dhe kembesoreve ne sportelet e hyrje-daljeve ne doganat kufitare te Qarkut te Gjirokastres me Greqine. Sipas burimeve zyrtare, ne Pikat e Kalimit Kufitar te stacioneve te policise Kakavije, Sopik dhe Carshove, vetem gjate muajit maj 2008 ne sportelet e hyrjes jane regjistruar 49 mije persona dhe 15 mije automjete. Ne kete periudhe ka pasur nje rritje te ndjeshme te numrit te te huajve qe hyjne ne token shqiptare, kryesisht per turizem, veprimtari biznesi etj. “Gjate muajit maj 2008, nepermjet doganave kufitare me Greqine, kane hyre rreth 4 mije te huaj”, thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
B. K
B. K