Kontrabande me maune, pranga shoferit italian
Vlore - Megjithese ishte denuar nga drejtesia me nje vit e dy muaj burg gjate gjykimit ne gjendje te lire, nje shofer kamioni, nga Italia, vazhdonte te zhvillonte aktivitetin e tij tregtar ne gjendje te lire. Policia kufitare e Vlores ka arrestuar diten e djeshme ne Port ne kushtet e flagrances, te denuarin per kontrabande mallrash nga Gjykata e Durresit, i cili po tentonte te kalonte me maune me destinacion Brindisin. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise vendore per gazeten “KJ”. Nga verifikimet e kryera nepermjet sistemit TIMS, i cili eshte nje plan pune i policise kufitare per verifikimin e personave ne kerkim, gjate kontrollit te dokumentacionit te Mario Capasso, 47 vjec, lindur e banues ne Castrovillari, province e Cozenca, ne Itali, ka rezultuar se eshte person ne kerkim. Gjykata e Rrethit te Durresit e ka denuar Capasson vetem nje muaj me pare, me 14 muaj burg, per vepren penale te “kontrabandes se mallrave”. Mesohet se ai figuron person ne kerkim nga prokuroria e qytetit bregdetar dhe arrestimi u be i mundur dje, ne Vlore. Capasso, i cili punon me maune qe transportojne mallra nga Italia ne drejtim te Shqiperise, eshte kapur ne flagrance ne maj te ketij viti ne Portin e Durresit dhe me tej eshte gjykuar ne gjendje te lire, per vepren penale te kontrabandes. Gjate veprimeve te policise per arrestimin e tij ne flagrance eshte bllokuar edhe nje automjet, tip maune, me te cilen udhetonte Capasso dhe pasaporta e tij. Burime zyrtare thane se 47-vjecari nuk kishte te drejte te linte shtetin shqiptar deri ne perfundim te gjykimit.
O.Hila