Maqedonia, Cërvenkovski dhe Gruevski, takim për emrin
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski do të takohen sot për biseduar rreth kontestit për emrin. Në takim janë planifikuar diskutime edhe lidhur me qëndrimet që duhet të shpalosen në negociatat për emrin, të cilat pritet të fillojnë të enjtën në Nju Jork. Në takimin e sotëm së bashku me kryeministrin dhe presidentin do të marrë pjesë edhe negociatori për emrin, Nikolla Dimitrov. Njoftimi është bërë nga kabineti i presidenit maqedonas.
Nju Jork: Nimic pritet të filloj raundin e ri të negociatave për emrin
Në vijim të së njëtës temë, shumë të rëndësishme, ndërmejtësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Metju Nimic Brenda këtyre ditëve do të realizojë në Nju Jork, takime të ndara me negociatorin maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe atë grek Adamantios Vasilakis. Sipas njoftimeve zyrtare është planifikuar edhe një takim i përbashkët mes tre diplomatëve. Zyra e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të KB-së vërtetoi se të enjtën, më 12 qershor do të zhvillohet takim zyrtar në Nju Jork, në selinë e Organizatës Botërore. Megjithatë akoma nuk është sqaruar se bëhet fjalë për një fillim zyrtar të negociatave për emrin apo vetëm në nivel konsultimesh. Pas këtyre takimeve, Nimic do të vlerësoj kur është periudha më e përshtatshme për t’i vizituar Athinën dhe Shkupin.