E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per taksat e reja

Rritja e taksave nuk do të prekë vetëm 15 kompani sic thuhet në relacionin  e projektligjit të paraqitur nga Ministria e Financave, por ajo do të godasë një numër shumë më të madh biznesesh.

Shifra që jep Ministria e Financave në ligj i përket vetëm 100 kompanive më xhiron më të madhe në vend, por që jo domosdoshmërish kanë normat më të larta të fitimit. Top Channel ka mundur të sigurojë disa informacione se një studim paralel që është bërë nga vetë Ministria e Financave në 500 ndërmarrje të marra në shqyrtim, ku rezultojne mbi 70 prej tyre me normë fitimi mbi 20 për qind, për të cilat tatim fitimi me ligjin e ri minimalisht dyfishohet.

Në mnyrën se si është formuluar ligji, rritja e taksave prek të gjitha ato kompani me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë në vit që kanë rentabilitetin mbi 20 për qind. Për disa sektorë të caktuar si ai i ndërtimit, ligji prek shumë kompani pasi përgjithësisht normat e fitimit në ndërtim janë më të larta se 20 për qind. Por ky nuk është sektori i vetëm. Edhe biznese të fushave të tjera mund të kenë norma fitimi që e kalojnë nivelin 20 për qind. Fillimisht kryeministri e prezantoi nismën në publik vetëm për disa sektorë të caktuar të ekonomisë, si telekomunikacionet dhe bankat. Por duket se qëndrimi i qeverisë ka ndryshuar pasi drafti i propozuar është shumë më i gjerë.

Ndonëse për disa sektorë të caktuar në pozita jo fort konkurrenciale, rritja e taksave sipas disa ekspertëve është pozitive, shtrirja e gjerë e ligjit që rikthen taksimin progresiv në Shqipëri mund të ngrejë të tjera pikëpyetje. Ku më e madhja është ajo se si do të reagojë tregu pas kësaj rritje të taksave. A do jenë kompanitë që do e paguajnë atë, apo ato do e prcjellin atë tek cmimet finale duke ja kaluar barrën qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›