Mesuesit ne test per rritjen e pages

Mbi 2700 mësues në gjithë vendin i janë nënshtruar një testi specifik në kryeqytet, në bazë të së cilit do të mund ose jo të përfitojnë një rritje page.
“Një mësues që ka punuar 5 vjet, përfiton rritje 5 përqind të pagës, të tjerët që kanë 20 vjet përfitojnë 20 përqind të pagës. Nëse nuk e marrin këtë provim, mësuesit mund ta përsërisin testin vitin e ardhshëm”, tha kryetarja e Komisionit të Vlerësimit Dorina Rapti.
Testimi eshte kryer ne shkollat e mesme te kryeqytetit, ku mesuesit e ciklit parashkollor dhe te shkollave te mesme i jane nenshtruar nje testimi.Sipas Drejtorise arsimore, ky testim behet per te gjithe mesuesit qe kane mbi pese vjet eksperience.