E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster Ujesjellesi aksion per lidhjet e paligjshme

Ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër ka nisur ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet, të cilat ndikojnë në uljen e nivelit të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të qytetit të gurtë.

Drejtori i këtij institucioni Dashamir Qeli bëri me dije se prerjet e lidhjeve të paligjshme kanë nisur me rritjen e temperaturave dhe do të vazhdojnë deri në pastrimin e rrjetit, pasi kjo është edhe një kërkesë e Bankës Gjermane KFV, e cila do të investojë 5 milionë euro në këtë ujësjellës.

Kthimi i temperaturave të larta shfaqin ndjeshëm në Gjirokastër edhe mungesën e ujit të pijshëm, kryesisht në lagjet e sipërme të qytetit të gurtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›