E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande plagosen dy pastruese nga plumbat rikoshet

Ndodh që të plagosesh edhe kur je duke pastruar rrugët e një qyteti. Kjo është edhe ajo çfarë i’u ka ndodhur sot dy pastrueseve në qytetin e Sarandës sot në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur tek Limani i qytetit, kur Lefteri Ahmetaj 45 vjec dhe Engjëllushe Mata 44 vjec po pastronin rrugën. Sipas policisë, kanë qënë plumba rikoshet që pas një breshërie armësh kanë goditur njërën nga pastrueset në kraharor dhe tjetrën në krah. Të dyja gratë ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e alarmuar për ngjarjen ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Dyshohet se shkak për të shtënat me armë mund të kenë ardhur nga ndonjë grindje e mundshme mes grupesh adoleshentësh të cilët më pas mund të kenë qëlluar me armë njëri-tjetrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›