Gjirokastër-Valare, makina përplaset me bordurën e rrugës, 3 të plagosur
GJIROKASTËR- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një mjeti me bordurën e rrugës. Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër-Valare.
Burime të policisë bëjnë me dije se, në aksident është përfshirë mjeti me targa AA629DU, i cili është përplasur fillimisht me bordurën e rrugës e më pas është përmbysur.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që udhëtonin në të, drejtuesi Drini Qenani dhe pasagjerët Altin Caushi dhe Vilma Plesa.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)