"Enver Hoxha" i Fevziut thyen rekorde shitjeje
Ne krye te librave te rinj vazhdon te qendroje edhe pas dy javesh, biografia e Enver Hoxhes me autor Blendi Fevziun. Mesohet se ne keto me pak se 15 dite jane shitur me shume se pese mije kopje, duke thyer cdo rekord si ne sasi te shitur dhe ne hapesire kohore te shifres se shitjes. Ne librarite e Tiranes, konstatohej dje se ne morine e librave qe ekspozoheshin, ai i Blendi Fevziut, per shkak te kerkesave te larta qendronte prane arkes ne sasi te madhe. "Ka nje fluks njerezish qe duan librin, duke zgjedhur qofte ate qe kushton njemije leke qofte ate me kopertine te forte, ndaj e kemi vendosur prane kases qe te perballojme shpejtesine e sherbimit", pohon per "Koha Jone", nje librare tek libraria ne qender te kryeqytetit, prane Pallatit te Kultures.
E pyetur se cilat mosha jane me te interesuara per te blere librin, ajo thote se sigurisht jane moshat e rritura por thekson se ndryshe nga sa pritej, nuk dominojne pleqte por moshat 30 deri 50 vjec.
***
"Enver Hoxha - e para biografi e bazuar ne dokumentet e arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen", nje liber i gjinise "Histori" me autor Blendi Fevziu vjen nga shtepia botuese UET Press. Ne 400 faqet e tij, publikohen fakte, deshmi dhe dokumente te papublikuara kurre me pare. Gazetari i njohur Blendi Fevziu sjell keshtu nje veper mjaft interesante per lexuesin shqiptar mbi figuren e ish diktatorit te regjimit me te eger komuniste ne Europe, Enver Hoxhes. Madje kjo eshte e para biografi bazuar ne dokumente te arkivit personal dhe rrefime te personave qe e njohen.
***
Per shume vite me radhe Enver Hoxha i imponoi historise versionin e tij. Ai rezulton i paturpshem per t'i transformuar ngjarjet, per t'i fshire ose zhdukur personazhet dhe per te ngritur ne histori nje protagonist te vetem: ate vete. Madje, ndryshe nga shume diktatore te tjere, ai jo vetem e shoqeroi trukimin e historise me eliminimin e deshmitareve dhe te njerezve qe kishte pasur afer, atyre qe nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi kete trukim shume heret, jo kur u ngjit ne piedestal, as kur u be njeriu me i forte i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet qe ne vitet e para te karrieres se tij ne Partine Komuniste te Shqiperise, qe kur ishte ende ilegal, ende ne kerkim dhe ende pa e pasur pushtetin qe arriti ta kete me pas.
Pas viteve 90', deshira per ta treguar historine e Enver Hoxhes dhe te karrieres se tij ashtu sic ishte, reale, shpesh i zhyti rrefimtaret ne kurthin e kalimit te cakut, te denigrimit pa shkak dhe te memuaristikes se diktuar nga zhvillimet e dites. Enver Hoxhen u orvaten ta zhdukin nga cdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qene ai realisht komunist? A kishte qene ai i pari i Partise apo e kishte uzurpuar Partine qe mori pushtetin ne dore? Pothuajse askush nuk pati kthjelltesine te kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rendesi. Enver Hoxha iu imponua levizjes komuniste, shfrytezoi problemet dhe grindjet ne gjirin e saj, levizi me talent spikates mes lidereve te zhurmshem te kohes, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli ne krye dhe, me pas, i eliminoi nje nga nje.