E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohen për grabitje dy të rinj

Dy të rinj nga rrethi i Tepelenës, të dyshuar si autorë të vjedhjeve me dhunë, u arrestuan mbrëmjen e kaluar në kuadër të një operacioni të policisë së qarkut të Gjirokastrës, i koduar "Notari". Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale "A.R. 19 vjeç dhe K.R, 16 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mamaj (Tepelenë) në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet të kenë vjedhur me maska dhe nën kërcënimin e thikës banesën e shtetasit Spiro Nasto, në fshatin Sofratikë të rrethit Gjirokastër". Policia bëri të ditur se në këtë banesë rezulton të jetë grabitur një shumë e konsiderueshme lekësh. "Nga hetimet paraprake, dy të rinjtë dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë", pohojnë burimet e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›