Paloka: Rama po mban peng planin urbanistik të Tiranës
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi të enjten, në Kuvend, se "Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama po mban peng planin urbanistik të kryeqytetit vetëm për të abuzuar dhe përfituar në mënyrë korruptive".
Gjatë debatit të lirë në seancë plenare, deputeti Paloka u ndal në një problem që po ndodh në zonën e tij elektorale në kryeqytet, ku siç u shpreh ai "me pretendimin për të zgjeruar rrugicat e brendshme të lagjeve, muret e shtëpive shënohen gjatë natës dhe të nesërmen Policia Ndërtimore shkon për t'u prishur shtëpitë". "'Bojaxhinjtë' e Edi Ramës u shënojnë muret banorëve si çifutëve dikur, dhe kjo nuk bëhet për të ndërtuar Tiranën, por për të vjedhur zoti Rama sa më shumë", tha Paloka.