Vlore nese nuk do te merren masa ndotja e ujit do jete katastrofike
VLOR- Vazhdon te jete alarmante gjendja e ujit te pijshem ne qytetin e Vlores. Alarmi eshte dhene sot nga specialiste te qarkut te Vlores te cilet me teper se klorifikimin e ujit shohin si
problematike ndertimet qe jane bere ne zonen e ujit te ftohte mbi burimet e ujit. Sipas tyre keto ndertime kane sjelle gropat septike por edhe nderhyrje te tjera pasoje e te cilave ndotja eshte gjithmone e me teper evidente. nderhyrja e menjehershme tek to qofte edhe me ngritjen e nje rrjeti inxhinierik te mirestudiuar mund te jete zgjidhja per kete problem tha nje prej specialisteve e pranishme ne takimin qe zhvillohej sot ne qark me perfaqesues te bashkise vlore drejtorise se shendetit publik ujesjellesit dhe agjensise mjedisore.
Kreu i kesaj te fundit tha se perdite po merremi me klorifikimin probleme keto te vogla perballe faktit qe burimi i ujit te pijshem ne zonen e ujit te ftohte sa vjen e behet me i ndotur. Ndertimet qe jane bere pa leje bashke me bagetite qe kane perreth duke qene dhe zona nje shkemb qe e deperton gjithe sasine dhe gjithe mbetjet i con ne burim ky eshte nje nga problemet me kryesore qe duhet te merremi e duhet te gjeje zgjidhje.
Kryebashkiaku i Vlores Gjika tha nder te tjera se nje nder faktoret kryesore eshte vete kompania qe po kryen punimet e cila po demton dukshem qytetaret. Ai tha se ka gati nje vit e ca qe kemi kerkuar qe kjo kompani te jete serioze. Ne si bashki nuk kemi asnje kompetence per supervizim te saj por ajo ka shkeluar te gjitha afatet e punimeve.
Gjika ka pranuar gjithashtu gjendjen ne uje te ftohte krijuar nga ndertimet kryesisht pa leje nderkohe qe tha se per gjithe projektet me leje do te kete nje projekt te vecante per disiplinimin e ujrave te zeza. Takimi u thirr nga kreu i qarkut Ylli Pirro ku gjithcka u vleresua emergjente per shkak te situates se shkaktuar nga uji i pijshem nga e cila rezultuan te prekur me teper se 500 femije e shume te tjere te rritur si dhe nje numer rekord personash te cilet u paraqiten per ndihme mjeksore ne pikat shendetesore.
Pak dite me pare ne Repartin e Pediatrise ne Spitalin Rajonal te Vlores pati fluks femijesh nga helmimi si shkak I ujit te ndotur.
Ne dite ne kete repart paraqiten 100 apo edhe me teper femije shume prej te cileve shtrohen nderkohe qe kapacitetet jane 50 shtreter. Drejtori i spitalit te Vlores Besnik Elezi eshte shprehur se eshte nje situate per te cilen eshte informuar dhe ministri i Shendetesise. Sipas tij nese do te vijohet me keto ritme atehere do te kerkohen ambiente shtese. Deri ne keto momente jane shfrytezuar te gjitha dhomat dhe ambiente te tjera te ketij pavioni ku edhe ne korridore jane pare shtreter e nuk jane te pakta rastet kur dy femije rrine ne nje krevat. Sipas pediatres Rita Llanaj jane te shumte femijet edhe te moshes nen 3 vjec qe vizitohen dhe shtrohen njekohesisht. Ata paraqiten me bark dhe te vjella si dhe shqetesime te tjera te cilat vijne si pasoje e humbjes se lengjeve te trupit. Duke e krahasuar me nje vit me pare - tha Llanaj - numri ka qene i larte referuarperiudhes. Nuk eshte i pakte edhe numri i femijeve qe marrin mjekim duke mos u shtruar ne keto reparte. Shume prinder per kete ia kane hedhur fajin ujit te pijshem qe sipas tyre ka pasur probleme.
Aktualisht reparti i Pediatrise ne Spitalin Rajonal te Vlores po perballon nje fluks dy tre here me te larte se normat e lejuara. Uji i pijshem Shendeti Publik Te perdoret vetem i zier Kujdes pasi edhe uji i marre tek tuneli Uji i Ftohte duhet pare me rezerva. Ndersa per shume qytetare vlonjate por edhe te ardhur nga rrethina apo Fieri ky uje preferohet si uje i pijshem edhe ndaj konsumimit te tij duhet te kihet kujdes. Apeli vjen nga Drejtoria e Shendetit Publik ne Vlore. Ne nje komunikim te fundit me popullaten kjo drejtori njoftoi se uji ne Vlore ka probleme te ndotjes por jo vetem kaq. Edhe pika te cilat njihen si furnizueset me uje te paster nuk i kane shpetuar kesaj ndotjeje. Shkak jane punimet qe po kryhen ne kuader te projektit te ujesjellesit punime te cilat jane te paevitueshme. Sipas deklarates Drejtoria e Shendetit Publik Vlore njofton qytetaret e Vlores qe te mos e konsumojne ujin pa e zier pasi deri ne mbarim te ujesjellesit te ri uji nuk ploteson kushtet higjieno-sanitare per te konsumuar. Gjithashtu mos te perdoret per konsum ushqimor as uji i marre tek tuneli pasi uji i atij stacioni del me ndotje. Aktualisht ndotja eshte pasuar edhe me crregullim te regjimit te furnizimit te ujit te pijshem. Per shkak te punimeve qe po kryhen vendosjen e pompave dhe sistemin e ri te furnizimit ka pasur mjaft anomali perfshi ketu edhe nderprerjen disaditore ne lagje te ndryshme. Ashtu edhe sic ishte paralajmeruar nga ndermarrja dite me pare sistemi i vjeter i furnizimit me uje te pijshem si dhe tubacionet tashme te amortizuara i jane nenshtruar nje zevendesimi total ne nje nga kater pikat e pompimit per qytetin e Vlores. Ne zonen e Ujit te Ftohte dhe pikerisht ne stacion zevendesimi i tubacioneve te vjetra me te reja ka sjelle dhe anomali per furnizimin e banoreve te Vlores me uje te pijshem nderkohe qe nga ana e Shendetit Publik behen me dije shenja te ndotjes. Nuk ka asnje njoftim te dyte se sa do te vijoje kjo gjendje nderkohe qe punimet e ujesjellesit priten te zgjatin me muaj.