E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster arrestohet studenti me droge

 Dy persona, njeri prej tyre student i informatikes në Universitetin e Gjirokastrës, janë vënë në pranga, ndërsa ishin duke transportuar rreth 36 kg kanabis sativa me çantë të madhe shpine. Ata po lëviznin nëpërmjet kodrave përballë fshatit Lazarat në drejtim të qytetit Gjirokastër me qëllim shmangien e postobllokut të policisë i cili funksionon 24 orë në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat në vendin e quajtur Kordhocë. Sapo kanë zbritur nga kodrat, policia ka bërë edhe arrestimin e tyre. Sipas policisë, ka rënë në pranga Esmeraldo Qori, 20 vjeç Student në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, dega Teknologji -Informacioni viti i dytë dhe Vladimir Rizvo, 40 vjeç i dënuar me parë për trafik të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›