E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum vritet me arme zjarri peshkatari

Një 45 vjeçar nga Orikumi, Sokol Veizi ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar me dy plumba pistolete nga teksa ndodhej në një lokal në zonën e Orikumit. 45 vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke pirë kafe në momentin, kur është thirur nga autori, e sikundër deklaron policia pasi kanë debatuar rreth 15 minuta e ka qëlluar atë me armë zjarri të tipit pistoletë dy herë. Plumbi i parë e kapur në këmbë 45 vjeçarin, ndërsa i dyti në trup, duke i shkaktuar vdekjen.
Është tentuar të trasportohet në spital, por plumbat ishin fatalë. Policia ka mbërritur në vendgjarje, dhe ka kryer ekspertizat përkatëse dhe gëzhojat e gjetura në të për të verifikuar armën e përdorur. Gjithashtu blutë kanë marrë në pyetje pronarët e lokalit ku ndodhej viktima në momentin e vrasjes, si dhe familjarë të tij, por ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për shkaqet e saj.
Mësohet se 45 vjeçari, Sokol Veizi, banues në Orikum, i martuar me dy fëmijë prej kohësh punonte në sektorin e peshikimit, sikundër thonë bashkëqytetarë të tij, gjuante me dinamit.
Sipas policisë hetimet intensive do të vijojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›